Kina mban në rrethim Tajvanin! Pelosi: Nuk do të lejojmë izolimin e ishullit

by admin
Spread the love

Avionët dhe anijet kineze kanë kaluar sërish vijën mesatare në ngushticën midis kontinentit dhe Tajvanit

Zhvillimi vjen ndërsa Kina po zhvillon ditën e dytë të stërvitjeve të saj ushtarake, më të mëdhatë ndonjëherë rreth ishullit, dhe është përgjigja kryesore e Pekinit ndaj vizitës së Nancy Pelosit, ndaj të cilës Kina mori vendimin ta sanksionojë bashkë me familjarët e ngushtë të saj.

Kryedemokratja amerikane ka këmbëngulur mëgjithatë se vizita e saj e diskutueshme në Taipei, përballë paralajmërimeve nga Pekini – nuk ishte e motivuar nga interesi vetjak. Nga  Japonia, ajo u zotua se SHBA nuk do ta linte Kinën të izolonte Tajvanin:

“Siç e shihni, kinezët bënë goditjet e tyre, ndoshta duke përdorur vizitën tonë si një justifikim. Ata mund të përpiqen të pengojnë Tajvanin të mos vizitojë apo të marrë pjesë në vende të tjera, por ata nuk do ta izolojnë Tajvanin duke na penguar të udhëtojmë atje. Miqësia jonë me Tajvanin është e fortë. Pra, kjo nuk ka të bëjë me mua – ka të bëjë me ta. Ka të bëjë me Tajvanin dhe jam krenar që kam punuar gjatë viteve për të shfaqur shqetësimet që kemi me Kinën kontinentale në lidhje me tregtinë dhe shkeljet e saj të marrëveshjes sonë tregtare”.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi stërvitjet ushtarake të Kinës.

“Ushtria e Kinës thotë se do të zgjasë një sërë stërvitjesh ushtarake deri të hënën. Këto veprime provokuese nuk janë veçse një përshkallëzim i situatës”.

Të enjten, Kina lëshoi ​​raketa balistike në ujërat rreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit,.Kina e sheh Tajvanin e vetëqeverisur, i cili shtrihet 100 milje nga kontinenti, si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë nën kontrollin e saj

 

 


Top Channel

You may also like