Kina akuzohet për “stacione policore” në Holandë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qeveria kineze është akuzuar për ngritjen e të paktën dy “stacioneve policore” të padeklaruara në Holandë.

Mediat holandeze kanë gjetur prova se “stacionet e shërbimit jashtë shtetit”, të ngarkuara me ofrimin e shërbimeve diplomatike, po përdoren në përpjekje për të mbyllur gojën disidentëve kinezë në Evropë, raporton BBC.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme holandeze tha se ekzistenca e stacioneve jozyrtare të policisë ishte e paligjshme.

Ambasada kineze në Holandë pretendon se nuk është në dijeni të ekzistencës së tyre.

Hetimi u shkaktua nga një raport i OJQ-së me bazë në Spanjë, Safeguard Defenders.

Sipas organizatës, zyrat e sigurisë publike nga dy provinca kineze kanë krijuar 54 “qendra të shërbimit policor jashtë shtetit” në pesë kontinente dhe në 21 vende.

Shumica e tyre janë në Evropë, duke përfshirë nëntë në Spanjë dhe katër në Itali.

Në Britaninë e Madhe, dy u gjetën në Londër dhe një në Glasgow.

Njësitë dyshohet se janë krijuar për të luftuar krimin transnacional dhe për të kryer detyra administrative, të tilla si rinovimi i patentës kineze të shoferit.

Sipas Safeguard Defenders, ata në realitet po kryejnë “operacione bindjeje”, që synojnë të detyrojnë ata që dyshohen se kanë folur kundër regjimit kinez të kthehen në shtëpi. /tesheshi.com/

You may also like