Kim Mehmeti: Nëse do isha banor i komunës së Çairit, pa dyshim se do e votoja Bekim Saliun

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kim Mehmeti publicisti dhe shkrimtari i njohur ka shkruar lidhur me kandidaturën e Bekim Sali në Komunën e Çairit. Ai shprehet qartë se nëse do banonte në Çair pa dyshim do votonte Bekimin.

Shkrimi i plotë i Kim Mehmeti:

Nëse do isha banor i komunës së Çairit, pa dyshim se do e votoja Bekim Saliun dhe me të si kryekomunar, do ndjehesha mirë i përfaqësuar. Me aq sa e njoh, ai ecë udhës së Kombit, të Robit dhe të Zotit!

Ne kemi nevojë për funksionarë profesionalisht të realizuar, që nuk e kuptojnë politikën si biznes ku s’duhet të investosh asgjë përpos pafytyrësisë e papërgjegjësisë, e ku i merr të gjitha dhe shpejtë pasurohesh.

Andaj mos harroni: i zgjedhuri ynë nuk e shpërfaq vetëm fytyrën e vetë, por edhe atë tonën”, shkruan shkrimtari i mirënjohur, Kim Mehmeti.

You may also like