Kim Kardashian pozon me bikini të zeza, merr vëmendje me linjat e formësuara

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kim Kardashian shfaqi linjat e saj mahnitëse të shtunën (5 mars) në një seri fotosh magjepsëse të postuara për 190 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

41-vjeçarja e cila së fundmi u deklarua ligjërisht beqare nga një gjykatës në mes të divorcit të saj të diskutueshëm nga Kanye West , pozoi në bikini të zezë, ndërsa kishte veshur një helmetë motorike.

Themeluesja e “SKIMS” tregoi format e saj të tonifikuar dhe poshtë belit vendosi një peshqir të bardhë, ndërsa pozoi para një sfondi tropikal të plazhit.

“Gjithmonë gati!”, ishte mbishkrimi që vendosi sipër fotove bukuroshja brune.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” aksesoi pamjen e saj në plazh me bizhuteri të mëdha argjendi, një byzylyk me zinxhir dhe gjerdan të ngjashëm.

Flokët e zeza dhe të gjata ishin pak të lagura dhe i ngjiteshin pas trupit teksa hoqi helmetën e zezë, shkruan DailyMail.

Në pamjet e tjera tërheqëse, bukuroshja u kthye për të dhënë një pamje të pasmeve të saj të famshme dhe dukej se nuk kishte veshur asgjë nën peshqir.

Kim – e cila aktualisht po studion për të dhënë provimin e jurisprudencës në mënyrë që të bëhet avokate, u pa natyrale dhe a grim në fotot që morën miliona pëlqime.

Kim – e cila ka katër fëmijë me Kanye, North, Chicago, Saint, dhe Psalm – paraqiti kërkesë për divorc vitin e kaluar, kërkesa e saj për t’u deklaruar ligjërisht beqare u miratua nga një gjykatës të mërkurën e kaluar.


You may also like