Kim Kardashian i pagoi 20 milionë dollarë kesh dhe 3 milionë shtesë ish-burrit të saj për ta mbajtur shtëpinë e ish-çiftit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ajo ra dakord t’i paguante burrit të saj Kanye West 20 milionë dollarë (17.1 milionë euro) për rezidencën e tyre në Hidden Hills në mes të divorcit të tyre.

Por me sa duket kjo nuk është e tëra që Kim Kardashian ka paguar për tërësinë e vendbanimit të saj, shkruan DailyMail.

40-vjeçarja pagoi tre milionë dollarë (2.5 milionë euro) shtesë për përmbajtjen e shtëpisë së madhe, sipas TMZ.

Faqja e internetit vë në dukje koleksionin mbresëlënës të artit të çiftit, të cilin ata e kishin grumbulluar gjatë viteve, me gjasë të faktorizuar në çmimin e lartë.

TMZ raportoi javën e kaluar se Kim kishte rënë dakord të mbante shtëpinë e ish-çiftit. Thuhet se ajo i pagoi atij 20 milionë dollarë (17.1 milionë euro) para të gatshme vetëm e vetëm për ta mbajtur atë.

You may also like