Kim Kardashian flet për gabimin më të madh që ka bërë si nënë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kim Kardashian dhe jeta e saj personale ngjall përherë mjaft kuriozitet tek fansat e saj në të gjithë botën.

Ajo është nënë e katër fëmijëve, North, Saint, Chicago dhe Psalm me pamjet e së cilëve na ëmbëlson herë pas here.

Së fundmi ajo ka folur për to ku dhe pranoi se nganjëherë shqetësohet se nuk është një nënë e mirë.
“Unë mendoj se gabimi im më i madh është se i dorëzohem gjithçkaje që më kërkojnë fëmijët e mi shumë lehtë.”, pranoi Kim Kardashian.

Kujtojmë që Kim dhe Kanye West, kanë rënë dakord për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Takimet e tyre kanë bërë lëmsh gjithë rrjetin gjatë gjithë kësaj kohe, gjë që ka nxitur dyshimet se ata mund të jenë rikthyer bashkë dhe të kenë hequr dorë nga divorci.

Mirëpo, ashtu nuk është ashtu siç duket, pasi si e thonë edhe burimet, dyshja kanë vendosur që të ndahen ligjërisht.

“Asgjë nuk ka ndryshuar. Ata nuk janë rikthyer bashkë. Ai ëshë ende familja e saj dhe janë miq. Kanë punuar për në miqësinë e tyre për fëmijët dhe vazhdojnë të mbështesin njëri -tjetrin. Ai gjithmonë do të jetë familja e saj dhe ata gjithmonë do të mbështesin njëri –tjetrin”, tha një burim për “Page Six”.


You may also like