Kim Jong-un i mëson të bijës si të bëhet ‘diktatore e suksesshme’ në daljet publike me të atin (fotot)

by admin
Spread the love

Bija e diktatorit koreano-verior Kim Jong-un ishte sot në një tjetër dalje publike me të, kësaj here duke vrojtuar një stërvitje ushtarake, dhe duke sinjalizuar sipas mediave evropiane, se ajo po merr hapat e rradhës të mësimeve për të pasuar babanë e saj autoritar.

Dyshja u fotografuan pranë njëri-tjetrit teksa ndiqnin një simulim ushtarak në një fushë ajrore të paspecifikuar koreano-veriore të enjten.

Kim Ju-ae, e cila besohet se është rreth 10 vjeçe, është shfaqur për herë të parë në publik në nëntor dhe prej atëherë është parë në krah të të atit disa herë.

Spekulimet aktuale thonë se Kim po e përgatit të voglën për të qenë pasuesja e tij.

Mediat shtetërore mohonin ekzistencën e Ju-ae prej kohësh, ndërsa së fundmi mediat shtetërore i referohen asaj si ‘bija më e dashur’.

Të dy ata mbanin pallto të zeza teksa Kim kishte një cigare në dorë.

Më pas ata fotografoheshin në një tavolinë të gjerë me disa figura ushtarake që rrethonin.

Kim raportohet se u tha trupave ushtarake të jenë ‘të gatshëm për reagim’, duke akuzuar se  armiqtë e vendit po përgatiten për luftë, sipas agjencisë Koreane Qendrore të Lajmeve.

Ndërkohë Korea e Jugut e SHBA po përgatiten për stërvitjen më të madhe ushtarake në disa vite, në kundërpërgjigje të retorikës konfliktale të Kim.

Kim është në pushtet prej 11 vitesh tanimë, teksa pararendësit e tij, babai e gjyshi, sunduan deri në vdekjen e tyre.

Cheong Seong-chang i institutit koreano-jugor Sejong Institute thotë se bija e Kim do të përfshihet në luftën e pushtetit me motrën e Kim dhe bashkëshorten e tij.