Kim hedh pas krahëve zënkat dhe habit të gjithë me deklaratën e fundit për Kanye – Shqip

by admin
Spread the love

Kim Kardashian dhe Kanye West nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë pas divorcit dhe për një kohë ishin në qendër të vëmendjes së mediave. Por duket se Kim e ka hedhur pas krahëve këtë periudhë dhe tani ka një marrëdhënie të mirë me ish-bashkëshortin. Kjo kuptohet nga postimi i fundit i saj në rrjete sociale ku ka uruar reperin për Ditën e Baballarëve.

“Faleminderit që je babai më i mirë për fëmijët tanë dhe që i do shumë. Gëzuar Ditën e Baballarëve”, shkruan Kim krah fotos së Kanye me fëmijët e tyre: North, 9 vjeç, Saint, 6 vjeç, Chicago, 4 vjeç, dhe Psalm, 3 vjeç.

Kim postoi edhe foto me të atin e saj të ndjerë, Robert Kardashian dhe gjithashtu njerkun e saj Caitlyn Jenner.

“Fëmijët më pyetën se si do të festoja me ty sot nëse je në parajsë. Ata më dhanë sugjerimet më të lezetshme. Më mungon, të dua me gjithë shpirt”, ka shkruar Kim një nga fotot e saj me Robertin.

“Faleminderit që na rrite dhe u bërë njerku më i mirë”, shkroi ajo për Caitlyn.

You may also like