Kievi shpall Boris Johnson-in ”Qytetar Nderi”

by admin
Spread the love

KIEV, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Këshilli Bashkiak i kryeqytetit ukrainas i ka dhënë ish-kryeministrit britanik Boris Johnson titullin ”Qytetar Nderi i Kievit.

Këshilli i qytetit ka miratuar vendimin për t’i dhënë qytetar nderi të Kievit Boris Johnson, një mik i madh i Ukrainës.

Boris ka vizituar disa herë kryeqytetin ukrainas, si në kohë paqeje ashtu edhe në periudhën më dramatike të luftës sonë kundër agresorit rus.

”Johnson ka bërë dhe jam i sigurt se do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur që Britania dhe liderët botërorë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për Ukrainën. Ju falenderojmë për mbështetjen tuaj. Mezi presim ta shohim sërish në Kiev”, shkroi kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko në Telegram. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like