KIEV – Zelensky: Ukraina meriton perspektivë konkrete për anëtarësimin në BE

by admin
Spread the love

KIEV, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Përpara samitit BE-Ukrainë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një perspektivë konkrete në anëtarësimin e vendit të tij në BE.

“Unë besoj se Ukraina meriton fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE këtë vit”, tha Zelensky dje në mbrëmje.

“Integrimi i mëtejshëm në Bashkimin Evropian do t’u jepte ukrainasve energji dhe motivim… për të luftuar pavarësisht çdo pengese dhe kërcënimi”, tha ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel do të takohen me Zelensky sot në Kiev.

Ukraina iu dha statusi i vendit kandidat në qershor. Megjithatë, zakonisht duhen shumë vite përpara se të jepet anëtarësimi.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakReshje dëbore në disa qarqe, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme

You may also like