KIEV – Zelensky: Rikthyem energjinë për gjashtë milionë banorë

by admin
Spread the love

KIEV, 18 dhjetor /ATSH-DPA/ – Energjia elektrike u është rikthyer gati gjashtë milionë banorëve pas sulmeve më të rënda me raketa ruse javën e kaluar, që synonin infrastrukturën energjetike të Ukrainës, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të rastit.

“Puna e riparimit po vazhdon” tha Zelensky duke iu referuar edhe sulmit terrorist të së premtes kur Rusia lëshoi më shumë se 70 raketa në Ukrainë.

Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i japë Ukrainës mjetet për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore në funksion të dëmtimit të rëndë, që do të thotë një sistem efektiv i mbrojtjes ajrore.

“Ju mund ta bëni këtë. Ju mund t’i jepni mbrojtje popullit tonë, 100% mbrojtje nga këto sulme terroriste ruse”, tha Zelensky.

“Kemi probleme me furnizimin me ngrohje dhe probleme të mëdha me furnizimin me ujë”,  tha Zelensky.

Sipas raporteve, miliona njerëz janë ende të prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe kufizimet e tjera./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Lexo lajme interesante

You may also like