KIEV – Zelensky: Raketa ruse godet pranë centralit bërthamor në jug të Ukrainës

by admin
Spread the love

KIEV, 19 shtator /ATSH-DPA/-Një raketë ruse goditi pranë një centrali bërthamor në jug të Ukrainës, tha presidenti Volodymyr Zelensky në Kiev, duke akuzuar Rusinë se rrezikon të gjithë botën.

“Duhet ta ndalojmë sa nuk është vonë”, tha ai në rrjetet sociale.

Centrali bërthamor në jug të Ukrainës ndodhet rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit te Kievit. Tre reaktorë me një kapacitet neto prej 2850 megavat janë të gjithë në funksion.

Operatori shtetëror ukrainas i centralit bërthamor “Enerhoatom” raportoi gjithashtu një sulm me raketa në një zonë industriale pranë centralit. Pranë tij janë dëmtuar tre linja të tensionit të lartë dhe një objekt i hidrocentralit.

Në ndërtesën e centralit bërthamor, u shkatërruan më shumë se 100 dritare nga vala e shpërthimit. Kompania publikoi foto të një krateri 4 metra në diametër dhe 2 metra të thellë.

Bombardimet e objekteve në centralin bërthamor të Zaporizhias të pushtuar nga Rusia gjatë muajve të fundit ka ngritur shqetësimin ndërkombëtar për një fatkeqësi të mundshme bërthamore. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakNJU JORK – OKB: Arsimi në mbarë botën është në krizë të thellë

You may also like