KIEV – Zelensky: Plani i paqes në Ukrainë do të diskutohet në Davos

by admin
Spread the love

GJENEVË, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Plani i paqes i presidentit Volodymyr Zelensky për Ukrainën do të diskutohet përpara Forumit Ekonomik Botëror në Davos në mes të janarit, konfirmoi sot Ministria e Jashtme zvicerane.

Takimi është caktuar më 14 janar, një ditë para fillimit të forumit në resortin malor zviceran.

“Kjo iniciativë mund të shërbejë si bazë për negociatat që synojnë sigurimin e një paqeje të qëndrueshme”, tha ministria.

Nuk dihet ende nëse Zelensky do të udhëtojë në Davos për këtë ngjarje.

Qeveria ukrainase synon të shfrytëzojë forumin për të promovuar planin e saj të paqes, i cili parashikon tërheqjen e të gjitha forcave ruse nga territoret e pushtuara të Ukrainës, përfshirë gadishullin e Krimesë, së bashku me garancitë për sigurinë e ardhshme të Ukrainës.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Zvicrës në takim pritet të marrin pjesë këshilltarë sigurie nga vende të ndryshme.

Takimi i fundit u zhvillua Maltë në tetor, ku morën pjesë më shumë se 60 vende.

Rusia e ka refuzuar planin dhe nuk është ftuar në këto takime.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like