KIEV – Zelensky: Nuk do të marr pjesë në G20 nëse është i pranishëm Putin

by admin
Spread the love

KIEV, 4 nëntor /ATSH-ANSA/ – Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se nuk do të merrte pjesë në samitin e G20-ës në Indonezi nëse presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin do të ishte i pranishëm.

Zelensky e bëri këtë deklaratë gjatë një konference me gazetarët në Kiev.

“Qëndrimi im personal dhe ai i Ukrainës është se nëse lideri i Federatës Ruse merr pjesë, atëherë Ukraina nuk do të jetë atje”, tha ai duke shpjeguar se në telefonatën e sotme presidenti indonezian Joko Widodo e kishte ftuar sërish.

“Do të shohim, kanë mbetur edhe pak ditë”, sqaroi Zelensky./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Bursa sa paga minimale për 200 deri 400 studentë ekselentë

You may also like