KIEV – Zelensky kërkon dërgimin e shpejtë të tankeve

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 26 janar /ATSH/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky falënderoi liderët perëndimorë për dërgimin e tankeve për të mbështetur luftën kundër Rusisë, por tha se ato duhet të dorëzohen sa më shpejt, sipas BBC.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes , Volodymyr Zelensky i kërkoi gjithashtu Perëndimit të dërgojë raketa me rreze të gjatë dhe avionë luftarakë.

Komentet e tij erdhën pasi Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania njoftuan se do të dërgonin tanke Abrams dhe Leopard në Ukrainë.

Rusia e dënoi njoftimin si një “provokim të pacipë” dhe tha se çdo tank i furnizuar do të shkatërrohej.

”Tanket do të digjen si gjithë të tjerët. Ata janë thjesht shumë të shtrenjtë”, theksoi Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit Vladimir Putin.

Zelensky tha se i kishte thënë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se “duhet bërë përparim në aspekte të tjera të bashkëpunimit tonë të mbrojtjes”,  me Ukrainën që kërkon furnizime me raketa me rreze të gjatë dhe artileri.

“Ne duhet të ngremë një armatë të tillë tankesh, një forcë të tillë lirie që tirania të mos ngrihet më kurrë pas goditjes”, theksoi Zelensky.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like