KIEV – Zelensky: IAEA të marrë kontrollin e centralit bërthamor në Zaporizhia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

NJU JORK, 24 gusht /ATSH-DPA/- Një mision ekspert i IAEA duhet të marrë kontrollin e centralit bërthamor në Zaporizhia, sa më shpejt të jetë e mundur dhe përgjithmonë, deklaroi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në takimin e  Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Rusia duhet të ndërpresë pa kushte shantazhin e saj bërthamor dhe të tërhiqet plotësisht nga centrali në Ukrainën jugore”, theksoi Zelensky.

Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e centralit, duke rritur frikën për një katastrofë të mundshme.

Një mision i IAEA për të kontrolluar sistemet kritike të sigurisë dhe kontrollit të impiantit të gjerë mbështetet në parim nga të gjitha palët.

Por, ai nuk ka marrë ende miratimin përfundimtar nga palët ndërluftuese mes mosmarrëveshjeve lidhur me detajet e misionit, duke përfshirë rrugën që do të ndjekin ekspertët.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like