KIEV- Zelensky: Dhjetra flamuj ukrainas të ngritur rreth Khersonit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KIEV, 11 nëntor /ATSH-DPA/ – Trupat ukrainase kanë rimarrë mbi 40 zona përreth qytetit të Khersonit, ndërsa trupat ruse janë tërhequr, deklaroi dje në mbrëmje presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Numri i flamujve ukrainas të kthyer në vendin e duhur si pjesë e operacionit të mbrojtjes në vazhdim ka arritur tashmë në dhjetëra”, tha ai.

Zelensky paralajmëroi se forcat ruse kishin lënë pas mijëra bomba dhe municione të pashpërthyera.

“Rreth 170 000 kilometra katrore të sipërfaqes në vend është mbushur me mina”, tha Zelensky./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPërjashtohen 10 ditë deputetët e PD-së, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka

You may also like