KIEV – Zelensky: Beteja e ashpër për Soledarin vazhdon

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KIEV, 14 janar /ATSH-ANSA/ – Beteja e vështirë për Donetskun vazhdon, beteja për Bakhmutin dhe Soledarin, për Kreminan, për qytetet dhe fshatrat e tjera në lindje të shtetit tonë vazhdon, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

”Edhe pse armiku ka përqendruar forcat e tij kryesore në këtë drejtim, ushtarët tanë,  Forcat e Armatosura të Ukrainës, të gjitha forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë, po mbrojnë shtetin”, theksoi Zelensky, në fjalimin e tij të përditshëm me video-mesazh.

”Falënderoj çdo ushtar, rreshter dhe oficer brigade dhe njësi të tjera të ushtrisë që kryejnë me guxim dhe vendosmëri detyrat e tyre!”, shtoi ai.

Rusia shpalli dje marrjen nën kontroll të Soledarit, në rajonin e Donetskut, në Ukrainën lindore pas disa ditësh luftimesh intensive, duke shënuar suksesin e parë që nga korriku.

“Qyteti u pushtua plotësisht nga forcat e armatosura ruse të enjten në mbrëmje”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Kievi nuk e kishte konfirmuar ende këtë, megjithëse ekspertët perëndimorë thanë se ka të ngjarë të ketë ndodhur.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov e përshëndeti lajmin e raportuar si të rëndësishëm për vazhdimin e ofensivës së suksesshme në rajonin e Doneskut./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like