KIEV- Zelensky ankohet për pritje të gjatë për dërgesat e armëve nga Perëndimi

by admin
Spread the love

KIEV, 8 prill /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ankua për pritjen e armatimeve të mëdha nga Perëndimi, duke thënë se vendi i tij ende duhej të kërkonte mbështetje dhe pajisje dhe gjithmonë iu tha se duhej të priste.

“Ata po na thonë se ne duhet të presim në situatën ku humbasim qindra njerëz çdo ditë nga sulmet ruse, kur dhjetëra qytete tona janë shkatërruar,” tha Zelensky në një fjalim video në parlamentin finlandez, duke vënë në dukje se ”Finlanda ishte të shpejtë për të dërguar pajisje mbrojtëse në vend”.

Zelensky bëri thirrje edhe një herë që të gjitha lidhjet ekonomike të ndërpriten me Rusinë, duke thënë se “liria nuk do të mbijetojë nëse ne lëmë kanale që do të ushqehen nga këto burime të ardhurash. Ne ndajmë këtë vlerë të përbashkët. Lufta është po aq e keqe për të gjithë”.kiev

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like