KIEV – Zelensky akuzon Rusinë për shkatërrimin e ndërtesave fetare

by admin
Spread the love

KIEV, 28 mars /ATSH-DPA/ – Pushtimi rus ka çuar në shkatërrimin e qindra ndërtesave fetare të të gjitha besimeve në Ukrainë, njoftoi sot presidenti Volodymyr Zelensky përmes kanaleve të medias sociale.

“Qindra ndërtesa fetare u shkatërruan, u dëmtuan ose u plaçkitën si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës”, tha Zelensky në Telegram.

“Të gjitha fetë dhe besimet u prekën, duke përfshirë kishat, xhamitë, sinagogat, ndërtesat arsimore dhe administrative të komuniteteve fetare të Ukrainës,” shtoi ai.

Zelensky bëri thirrje për organizimin e një fushate për të siguruar donacione për rindërtimin e vendit.

“Për Rusinë, ekziston vetëm një objektiv. Por, raketat dhe artileria e shtetit terrorist nuk e thyen dot popullin dhe besimin tonë. Ukraina do të fitojë, jeta do të fitojë”,  tha ai./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like