KIEV – Zelenski: Bjellorusia të mos përfshihet në luftë

by admin
Spread the love

KIEV, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Bjellorusisë fqinje që të mos përfshihet në luftën ruse kundër Ukrainës.

”Kremlini ka vendosur tashmë gjithçka për ju. Ju nuk jeni skllevër dhe mish për top. Nuk keni pse të vdisni”, iu brejtua Zelensky bjellorusëve.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Moska synon të furnizojë Bjellorusinë me sisteme raketore me aftësi bërthamore, tip ”Iskander-M”, në muajt e ardhshëm.

Putin e njoftoi masën në një takim me udhëheqësin bjellorus, Alexander Lukashenko.

Kievi raportoi kohët e fundit sulme nga trupat ruse nga territori bjellorus.

Bjellorusia është një aleate e ngushtë e Rusisë.

“Unë e di se populli bjellorus na mbështet ne, vetëm ne dhe jo luftën. Dhe kjo është arsyeja pse udhëheqja ruse dëshiron t’ju tërheqë në luftë”, tha Zelensky./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRestaurimi i Kalasë së Gjirokastrës, Rama: Thesar i trashëgimisë sonë kulturore

You may also like