KIEV – Zelenksy: Presim fillimin e negociatave të pranimit në BE këtë vit

by admin
Spread the love

KIEV, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Pas vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Kiev, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pret që negociatat e pranimit në BE të fillojnë këtë vit.

“Sot dëgjova sinjale pozitive nga presidentja e Komisionit Evropian në lidhje me progresin tonë drejt fillimit të negociatave,” tha Zelensky në videomesazhin e tij dje në mbrëmje.

Von der Leyen e konfirmoi progresin e Ukrainës, e cila është mbrojtur kundër pushtimit rus në shkallë të plotë për më shumë se 20 muaj.

Udhëheqësit e BE-së do të vendosin për fillimin e negociatave të pranimit në dhjetor.

Në fjalën e tij, Zelensky theksoi se ukrainasit duhet të mësohen me integrimin në BE.

“Unë do të doja të falënderoja presidenten von der Leyen për mbështetjen e saj të fortë dhe themelore”, tha Zelensky.

“Nuk është çështja që BE-ja t’i diktojë asgjë Ukrainës”, theksoi Zelensky, duke iu referuar luftës kundër korrupsionit, për të cilën Brukseli e ka kërkuar vazhdimisht.

Pavarësisht luftës, Ukrainës iu dha statusi i kandidatit në BE me shpejtësi rekord dhe tani ka krijuar gjithashtu kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim.

“Ukraina ka bërë progres në rrugën për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Von der Leyen përmendi reformën në sistemin gjyqësor, frenimin e ndikimit të oligarkëve dhe luftën kundër pastrimit të parave.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like