KIEV – Ukraina në pritje të shkëmbimeve të mëtejshme të të burgosurve me Rusinë

by admin
Spread the love

KIEV, 4 janar /ATSH-DPA/ – Pas shkëmbimit më të madh të të burgosurve të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë deri më sot, Kievi shpreson që më shumë luftëtarë të burgosur të kthehen në shtëpi.

“Më shumë heronj mund të kthehen në shtëpi në javët e ardhshme”, tha komisioneri ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets.

“Detyra është që të kthehen absolutisht të gjithë”, tha ai.

Pas një pushimi të gjatë, Moska, e cila ka qenë në luftë me Ukrainën për gati dy vjet, dhe Kievi shkëmbyen të burgosur të martën për herë të parë që nga vera.

Para asaj kohe, ka pasur dhjetëra shkëmbime të tilla.

Sipas shifrave zyrtare, 230 burra dhe gra ukrainase u kthyen nga robëria ruse. Sipas raportimeve 248 të burgosur rusë u liruan në vendin e tyre.

Më shumë se 2800 ukrainas të zënë rob nga Rusia janë liruar deri më tani si rezultat i shkëmbimeve të të burgosurve.

Kievi tha se më shumë se 4 000 ukrainas ndodhen ende në burg.

Ndërkohë, Zyra e Presidentit të Ukrainës njoftoi sot se bisedimet për planin e paqes të presidentit Volodymyr Zelensky do të zhvillohen më 14 janar në Zvicër, një ditë para fillimit të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like