KIEV – Ukraina kritikon sulmin rus në Odesa pavarësisht marrëveshjes së grurit

by admin
Spread the love

ODESA, 24 korrik /ATSH-DPA / -Rusia lëshoi ​​raketa në portin e Odessa të shtunën, një ditë pas arritjes së një marrëveshjeje për eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi, duke ndaluar sulme të tilla, sipas Kievit.

“Dje u ra dakord për eksportin nga deti dhe sot rusët po sulmojnë portin e Odessa-s”, theksoi shefi i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andrii Yermak.

Sipas ushtrisë ukrainase, dy raketa ruse u kapën nga mbrojtja ajrore dhe dy të tjera goditën portin tregtar.

Në marrëveshjen e së premtes, Rusia mori përsipër që anijet të lundronin nëpër një korridor detar dhe të mos qëllonin mbi to. Portet e përfshira gjithashtu nuk duhej të sulmoheshin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për shkeljen e marrëveshjes. “Çfarëdo që Rusia premton, ajo gjithmonë gjen një mënyrë për të mos e mbajtur atë,” tha ai.

”Sulmi raketor hedh dyshime mbi marrëveshjen e nënshkruar në Stamboll”, tha Oleg Nikolenko, një zëdhënës i ministrisë së jashtme në Kiev.

Me raketat e tij, presidenti rus Vladimir Putin po “pështyn në fytyrë” sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres dhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like