KIEV- Ukraina i ofron BE-së objektet e veta të ruajtjes për rezervat e energjisë

by admin
Spread the love

KIEV, 26 mars /ATSH-DPA/- Ukraina po ofron objektet e saj të magazinimit të gazit natyror për të ruajtur rezervat strategjike energjetike të Bashkimit Evropian, deklaroi ministri ukrainas i Energjisë Herman Halushchenko.

Ukraina ka depozitat më të mëdha nëntokësore në Evropë, shkroi Halushchenko në një postim në Facebook.

“Pavarësisht agresionit ushtarak në shkallë të gjerë të Rusisë, Ukraina mbetet një partner i fortë dhe i besueshëm për Evropën në aspektin e sigurisë energjetike”, tha ai.

Ministri përshëndeti përpjekjet e BE për të hequr furnizimet me gaz rus dhe blerjen e përbashkët nga furnizuesit e tjerë. Ukraina mund të kontribuojë në këtë mekanizëm solidariteti dhe balancimi me objektet e saj të magazinimit, tha Halushchenko.

Në një samit të BE-së të enjten, vendet anëtare ranë dakord të blejnë gazin natyror të lëngshëm (LNG) dhe hidrogjenin në një përpjekje për t’u larguar nga importet ruse ndërsa trajtojnë kostot spirale të energjisë.

Për këtë qëllim, BE-ja ka nënshkruar një marrëveshje me Uashingtonin për të marrë të paktën 15 miliardë metra kub LNG nga SHBA këtë vit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vlerësuar Katarin dhe shtetet e tjera të Gjirit si “furnizues të besueshëm dhe solid të burimeve të energjisë”.

”Ata mund të ndihmojnë në stabilizimin e situatës në Evropë”, tha ai në një fjalim video në një forum ekonomik në kryeqytetin e Katarit, Doha. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like