KIEV – Rreth 40 000 gra në radhët e ushtrisë ukrainase

by admin
Spread the love

KIEV, 15 tetor /ATSH-DPA/-Rreth 40 000 gra janë duke shërbyer në forcat e armatosura të Ukrainës, ndërsa Ukraina përballet me sulmet e vazhdueshme nga Rusia.

“Mbi 5000 gra janë në vijën e parë të operacioneve luftarake”, tha gjeneral-lejtnant, Serhiy Naev i Komandës së Lartë të Forcave të Armatosura.

“Ukraina ka 8 000 gra oficere”, shtoi ai.

Të gjitha detyrat ushtarake janë të hapura për gratë dhe në radhët e Forcave të Armatosura ka femra snajperiste dhe komandante të njësive të automjeteve, artilerisë dhe dronëve.

Më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se gratë përbënin 22% të forcave të armatosura të Ukrainës.

Në fillim të pushtimit rus në shkurt, ushtria ukrainase kishte rreth 200 000 anëtarë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBERLIN – Scholz- Sanchez- Costa diskutojnë krizën energjetike

You may also like