KIEV – Podolyak: Putini ka frikë se mund ta humbasë luftën në Ukrainë

by admin
Spread the love

MOSKË, 27 mars /ATSH-DPA/ – Ukraina e sheh planin e presidentit rus, Vladimir Putin për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi, si një lëvizje të nxitur nga frika se mund ta humbasë luftën.

“Putini është shumë i parashikueshëm”, tha këshilltari i zyrës presidenciale, në Kiev, Mychaylo Podolyak në Twitter.

“Njoftimi tregon se Putini ka frikë se mund ta humbasë luftën në Ukrainë”, tha ai.

“Për më tepër, ai po konfirmon sërish se është i përfshirë në krim, pasi po shkel Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”, tha Podolyak.

Deklarata e tij erdhi një ditë pasi Putini njoftoi se armët bërthamore taktike do të vendoseshin në Bjellorusi, të cilat janë të ndryshme nga armët bërthamore strategjike me rreze të gjatë.

Ato kanë një rreze më të shkurtër dhe janë të destinuara për përdorim në fushën e betejës.

Putini tha se Rusia nuk po shkel asnjë traktat ndërkombëtar të mospërhapjes bërthamore duke lëvizur armët në Bjellorusi, e cila ndan një kufi me Ukrainën dhe anëtarët e NATO-s, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like