KIEV – Mbrojtja ajrore ukrainase zmbraps dronët rusë

by admin
Spread the love

KIEV, 26 janar /ATSH-DPA/ – Mbrojtja ajrore e Ukrainës thotë se ka rrëzuar të gjithë dronët rusë në një valë të re sulmesh nate.

‘’Një total prej 15 të ashtuquajturave dronë kamikaze janë kapur vetëm në kryeqytetin Kiev’’, njoftoi administrata ushtarake e qytetit.

Në total, ushtria ruse ka drejtuar 24 dronë drejt objektivave në Ukrainë.

Një tjetër alarm ajror mbarëkombëtar u dha në mëngjes për shkak të një sulmi të dyshuar raketor rus.

Rusia pushtoi Ukrainën pak më shumë se 11 muaj më parë.

Që nga tetori, ushtria ruse ka sulmuar kryesisht infrastrukturën kritike me raketa dhe drone luftarake.

Në mes të dimrit, ukrainasit përballen me kufizime në furnizimin me energji elektrike dhe, në disa raste, me ujë dhe ngrohje.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPeleshi në Uashington: Zgjerim i mbështetjes për mbrojtjen kibernetike

You may also like