KIEV – Forcat ruse tërhiqen nga qyteti ukrainas me rëndësi strategjike, Lyman

by admin
Spread the love

KIEV, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Forcat ruse janë tërhequr nga qyteti i rëndësishëm strategjik i Ukrainës lindore, Lyman, konfirmoi ushtria ruse të shtunën.

Vendimi ishte i motivuar nga rreziku në rritje që një forcë prej rreth 5,000 ushtarësh rusë mund të bllokohej pas linjave ukrainase, sipas zëdhënësit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Rusia ka pësuar një sërë pengesash ushtarake në javët e fundit për shkak të rritjes së forcave ukrainase.

Por një seri e fundit referendumesh, të përqesura si farsë nga Perëndimi, do të thotë se Rusia tani e konsideron pjesën më të madhe të Ukrainës lindore si territor rus. Prandaj, sulmet në atë rajon mund të konsiderohen si sulm ndaj Rusisë nga Kremlini. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMSHMS: 42 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

You may also like