KIEV – 80% e kryeqytetit pa ujë dhe energji elektrike pas sulmeve ruse

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KIEV, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Banorët e Kievit po përgatiten për një periudhë të vështirë, pasi 80% e familjeve nuk kanë ujë ose energji elektrike, pas një breshërie raketash ruse, që goditën dje kryeqytetin ukrainas.

“Të gjitha shërbimet komunale po punojnë për të rivendosur furnizimin me energji dhe ujë të Kievit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha në një deklaratë kryetari bashkisë, Vitali Klitschko.

Rrjeti televiziv kabllor ajror, rrjeti elektrik dhe furnizimi me ujë janë të gjitha të dëmtuara.

Autobusët elektrikë aktualisht nuk funksionojnë për shkak të mungesës së energjisë dhe trenat e metrosë qarkullojnë vetëm çdo 10 minuta.

Përfaqësuesit e qeverisë premtuan se furnizimet me energji elektrike dhe ujë do të rikthehen shpejt.

“Sulmet me raketa kanë çuar në shkëputjen e centraleve bërthamore nga shumica e termocentraleve të ngrohjes dhe ujit”, tha Ministria e Energjisë në Facebook.

Sulme pati edhe në rrjetin elektrik të vendit.

”Shkalla e dëmit do të thotë se riparimet do të kërkojnë kohë, por teknikët po bëjnë përparime në rivendosjen e furnizimit me energji elektrike në të gjithë Ukrainën”, tha  nënkryetari i zyrës presidenciale, Kyrylo Tymoshenko.

”Energjia është rivendosur pjesërisht në 15 rajone administrative”, shtoi ai.

Në Kiev, infrastrukturat e rëndësishme si spitalet po furnizohen sërish.

”Furnizimet për konsumatorët privatë do të rikthehen më pas”, tha Timoshenko.

Ndërprerjet e energjisë elektrike u shkaktuan dje nga luftimet e ashpra mes palëve.

Në Kiev, të paktën tre persona u vranë dhe gjashtë u plagosën nga sulmet me raketa, sipas administratës ushtarake lokale./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like