Kida vazhdon të sjellë fotografi atraktive nga pushimet në Dubai

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Artistja e njohur shqiptare, Kida, prej disa ditësh ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Si destinacion të pushimeve për të përmbyllur vitin 2021 ka zgjedhur një nga vendet luksoze, gjegjësisht Dubain.

Derisa vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ajo ditën e sotme (e mërkurë) ka publikuar disa imazhe të reja.

Në një koleksion të ri, ajo ka zgjedhur disa nga momentet më të lumtura gjatë qëndrimit atje.

“Udhëtimi në Dubai”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Të shumta ndërkohë kanë qenë komplimentet që ka marrë nga miqtë e ndjekësit.

Ajo momentalisht po shijon suksesin e albumit të ri të quajtur, “Orchidea”, të cilin e solli vetëm pak ditë më parë me plot këngë e bashkëpunime.


You may also like