Kica-Xhelili: Vendimet e ekzekutivit s’duhet t’i lëvizin pagat në sistemin e drejtësisë (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk duhet të lëvizën nga vendimet e qeverisë.

Në emisionin Rubikon në Shqip, ajo e ka kritikuar Qeverinë Kurti që e ka anuluar vendimin përmes të cilit u ngritën pagat në sistemin e drejtësisë.

“Paga nuk është vetëm aspekt material, është edhe dinjitet, është edhe matje e rrezikshmërisë së profesionit karshi asaj që shteti vlerëson se ti vlen parimisht. Tash çka ndodh me këtë koeficient është që gjyqtarëve dhe prokurorëve iu ulen pagat”.

“Ne pamë momentin kur u anulua edhe vendimi i cili kishte ngritur pagat. Unë gjithmonë kam qenë e mendimit që vendimet e ekzekutivit nuk duhet t’i lëvizin pagat e sistemit të drejtësisë, qoftë për rritje apo zvogëlim”.

Tutje, ajo e ka kritikuar Qeverinë Kurti edhe për kohën kur e ka anuluar një vendim të tillë.

“Përderisa e ke lënë një vit e gjysmë në fuqi dhe planifikon të nivelizosh me ligjin për paga, nuk ke pse i prek pagat në sistem të drejtësisë për dy arsye: [1] Ke precedent të shumtë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila në vazhdimësi thekson se ekzekutivi duhet të ketë dorë minimale në pagat e sistemit të drejtësisë”.

“[2] Edhe në Kosovë e ke ligjin për gjykatat, ku në përgjithësi adreson aspektin e mëditjeve dhe pagave të gjyqtarëve e që krijon edhe një far standardi që brenda mandatit nuk është mirë t’u lëvizen pagat gjyqtarëve”.

klankosova.tv

You may also like