Kiara Tito vë pikat mbi ‘i’, flet për herë të parë për lidhjen me Butrint Imerin: Ajo histori ka…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Moderatorja Kiara Tito, pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania është shfaqur në studion e ‘Fan Club’ ku ka folur për herë të parë rreth rrugëtimit të saj. Fillimisht ajo pa një klip përmbledhës për të gjitha ditët e saj të qëndrimit në shtëpi, ku moderatorja u shfaq e përlotur.

Kiara u shpreh se iu kujtuan të gjitha momentet e bukura që ka kaluar, veçanërisht dasma me Luizin. “Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, tha moderatorja.

Ndër të tjera, e pyetur nga moderatorja e programit ‘Fan Club’, Megi Pojani, ajo foli edhe për historinë e dashurisë me këngëtarin e njohur shqiptar, Butrint Imeri. Teksa po i drejtonte pyetjen në lidhje me Butrintin, Kiara e ndërpreu duke u shprehur se nuk do të flas fare për këtë pjesë.

“Nuk dua të flas fare. Ajo histori ka 10 vite që është mbyllur”, u shpreh Kiara Tito në emisionin ‘Fan Club’, duke i vënë njëherë e mirë pikat mbi ‘i’ kësaj historie dashurie.

You may also like