Kiara surprizohet nga i vëllai, e pyet si i duket burri i motrës, Luizi. Ja si i përgjigjet ai

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kiara Tito u surprizua gjatë spektaklit të sotëm nga vëllai saj i vogël, Rajan. Ajo kishte mundësinë të fliste në një video-cl me të, përmes ekranit që ndodhet në dhomën e ndenjes.

Sapo e pa të vëllain në ekran, moderatorja u shpreh se e ka marrë shumë malli për të dhe se kishte nevojë për një përqafim nga ana e tij. Kiara e pyeti Rajanin nëse ai e ndiqte atë në Big Brother, ndërsa ai u shpreh se e ndjek shpesh herë.

Ndër të tjera, nuk mungoi as një këshillë nga ana e vëllait të saj, i cili i tha Kiarës se ajo pi shumë cigare dhe i kërkoi asaj mos konsumojë aq shumë. Gjithashtu, i pyetur nga Kiara se si i dukej burri i motrës, i vëllai u shpreh se i duket shumë i bukur. Kiara tha se Luizi ngjan shumë me Rajanin dhe është e sigurt që ata të dy do shkojnë shumë mirë bashkë.

Moderatorja u shpreh se ajo ka qëndruar vetëm njëherë kaq kohë larg të vëllait për shkak se ajo ka qenë e angazhuar në punë dhe ai ka qenë në shkollë.

You may also like