‘Kiara, më mungon o jet’, zbulohet personi që futu dronin me mesazh për moderatoren në BBV

by admin
Spread the love

Gjatë edicionit të parë të reality show-t shqiptar, Big Brother Albania VIP, banorët janë surprizuar herë pas here me mesazhe të shumta nga fansat apo të afërmit e miqtë e tyre përmes droneve. E mesa duket, as në këtë edicion të dytë nuk do të mungojnë të tilla surpriza, pasi gjatë ditës së sotme, një prej konkurrenteve ka marrë një mesazh nga ajri.

Bëhet fjalë për moderatoren e njohur Kiara Tito, e cila është bërë pjesë e këtij formati, e cila ka marrë një mesazh përmes banderolës nga ajri. “Kiara, më mungon o jet”, shkruhej në mesazhin e dërguar për moderatoren, teksa të shumta kanë qenë edhe pyetjet se nga kush vinte ky mesazh për të.

Mirëpo, duke qenë e izoluar brenda mureve të shtëpisë së Big Brother Albania, moderatorja sigurisht nuk ka nga ta dijë. Por, një video e publikuar nga stilisti i njohur shqiptar, Niko Komani në rrjetet e tij sociale zbulon se ka qenë ai dërguesi i kësaj surprize për bukuroshen shqiptare.

Kujtojmë që Kiara Tito është një nga personazhet më të komentuar të momentit për shkak të raportit të saj me konkurrentin Luiz Ejlli. Këngëtari ka shprehur simpatinë për moderatoren, por kjo e fundit e ka refuzuar, duke i thënë se ka nevojë për kohë.

You may also like