Kiara ia thotë hapur Luizit: Të dua! Më ke rikthyer ndjenjat, më dukej vetja si 50 vjeçe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kiara dhe Luizi kaluan një nga netët romantike mbrëmë, teksa banorët realizuan sfidën e radhës “Cabare Show”. Kiara zgjodhi të këndonte “Crazy in Love” nga Beyonce dhe dhuroi një performancë sensuale.

Përmbyllja e performancës së Kiarës erdhi me një puthje pasionante me Luizin, i cili qëndroi me të në skenë për ta shoqëruar.

Pasi realizoi sfidën e saj, Kiara dhe Luizi ishin të ulur në oborr për të ndjekur performancat e banorëve të tjerë. Në një moment larg të tjerëve, si asnjëherë më parë Kiara ia shprehu dashurinë Luizit:

“Nuk është normale, sa më shumë kalon koha aq më shumë ndihem mirë me ty, mund të vijë një pikë që thua u mërzita duke ndenjur me një njeri, me ty është e kundërta, sa më shumë rri aq më shumë më shtohet dashuria, jam e lumtur.

Kisha kohë që nuk i përjetoja këto emocione, sikur kisha vdekur brenda, nuk kisha asnjë lloj mendimi asnjë lloj frymëzimi, ndjehesha sikur isha 50 vjeç, pa emocion brenda sikur i bëja gjërat në mënyrë robotike”, iu drejtua Kiara-Luizit.

The post Kiara ia thotë hapur Luizit: Të dua! Më ke rikthyer ndjenjat, më dukej vetja si 50 vjeçe appeared first on Telemedia.

You may also like