Kiara është e shtirur, ka probleme me veten. Ajo s’e do Luizin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kejvina Kthjella është rishfaqur sërish në media, pas shkëputjes disa javore që pas përjashtimit të saj nga Big Brother Albania VIP 2. Ajo vendosi që të mbyllte çdo rrjet social dhe të merrte një periudhë qetësie pas qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për moderatoren Megi Pojani në emisionin ‘Fan Club’ në Top Channel. Kejvina i ka kërkuar sërish një falje publike Luizit, ndërsa nuk ka folur aspak mirë për Kiarën, për të cilën tha se është e shtirur dhe se ajo nuk e do Luizin.

Pjesë nga biseda në emisionin ‘Fan Club’:

Megi: Përse nuk të ka qejf Kiara?

Kejvina: Kiara ka probleme me veten. Kiara mund të ketë qenë që mund të më fliste të më merrte veç në atë moment, madje kur pashë ajo kishte thënë që nuk i rri dot afër se më prish imazhin. Unë nuk e ndjej energjinë pozitive të saj karshi meje.

Megi: A është ajo e vërtetë me Luizin?

Kejvina: Në marrëdhënie me Luizin jo, nuk është e vërtetë, më sakte dua të komentoj sa isha brenda në shtëpi, mbase mund të ketë ndryshuar, se sa gjëra ka bërë ai për të, janë dashuruar të gjithë me Luizin. Kiara nuk e duronte fare, më ka bërë çudi ndryshimi i saj. Ajo e nënçmonte, nuk i bënte përtypje, kur u kthye nga spitali ndryshoi, nuk e kuptova pse ndryshoi si ndryshoi.

Megi: Cili është personi më i shtirur brenda shtëpisë?

Kejvina: Kiara, që prej ditës së parë.

You may also like