Kiara e meriton të fitojë Big Brother, është shembull për shoqërinë

by admin
Spread the love

Luizi e ka shprehur disa herë se fitorja e Bjg Brother ishte qëllimi i tij kryesor, por gjithçka ndryshoi kur ai u njoh me Kiarën.

Pyetja e të gjithëve ishte se kush është më e rëndësishme për Luizin, Kiara apo loja dhe këngëtari ka krijuar konfuzion me përgjigjet e tij.

Ai ka deklaruar se “Kiara është fitorja e tij”, ndërsa në një moment Luizi zgjodhi lojën përpara Kiarës.

Por, në një bisedë të fundit, Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother Vip”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.

“Unë dhe ti jemi në finale dhe e fiton ti. Dua të ta jap ty “Big Brother-in” se të dua, e meriton. E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”-tha Luizi.

You may also like