Kiara dhe Luizi shkojnë në Shkodër, priten nga një numër i madh fansash

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në çiftin më të komentuar dhe më të pëlqyer për publikun shqiptar.

Dyshja të cilët u njohën brenda Big Brother VIP Albania arritën të krijonin një lidhje dashurie të cilën e kurorëzuan në martesë gjatë spektaklit dhe vazhdon ende.

E teksa tashmë  çifti ndiqen nga fansat e shumtë në çdo lëvizje që ata bëjnë, së fundmi dyshja kanë shkuar në Shkodër, në vendlindjen e këngëtarit.

Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto dhe video të çiftit por më të shumti të Kiarës e cila shfaqet në një fasoneri dhe gratë që ndodhen aty e kanë rrethuar duke i kërkuar të bëjnë foto me të.

You may also like