“Këtu nuk punon dot asnjë ditë po nuk u sigurove”, punonjësit e “Prestige Resort”: Gjithçka është sipas rregullave. Iu bëjmë thirrje të ndalojnë shkatërrimin

by admin
Spread the love

Punonjësit e “Prestige Resort” e kanë cilësuar një reklamë të keqe që i bën dëm jo vetëm atyre, por edhe Shqipërisë, janë qindra punonjës që punojnë e paguhen sipas të gjitha rregullave 12 muaj në vit.

Ata deklarojnë se në “Prestige Resort” nuk mund të punosh asnjë ditë pa u siguruar.

Financieri i bëri thirrje qeverisë që të nxjerrë listëpagesat edhe të resorteve të tjera, dhe do të shoh se si i trajton

‘Prestige Resort’ punonjësit e tij.

Ai tha se ky resort i ka të gjithë punonjësit e siguruar dhe të mirëpaguar.

“Unë paguhem 150 mijë lekë, dhe i deklaruar tamam. Për secilin nga punonjësit, jemi të gatshëm që ta demonstrojmë, duke marrë listëpagesat nga tatimet. Nuk është puna ime por ta vënë në dispozicion nëse paguhen resortet e tjera si ‘Prestige Resort’, e sfidojë hapur secilin nga shteti dhe të shoh se kush paguan më shumë. Nuk merrem me politikë, por po mbroj punën time”, tha financieri.

Punonjësi: “240 punonjës, të gjithë të siguruar sipas rregullave. Punonjësit janë të ndarë sipas shërbimeve. Janë punëtorët e pishinave, të plazheve që ditë për ditë zhvillojnë aktivitetet këtu. Të gjithë janë në kushte shumë të mira pune. Unë kam një kohë jo shumë të gjatë këtu dhe nuk kam asnjë pakënaqësi për kushtet e punës”.
Punonjëse: “Kam 1 vit që punoj në Prestige Resort, jam te restorantit, shërbimi i klientit. Klientët janë shumë të pakënaqur me këtë që po shihet. Një antireklamë jo vetëm për resortin dhe për Shqipërinë. Nuk kemi pasur kurrë probleme me pagesat. S’ka pasur ankesa as nga punonjësit e tjerë”.

Punonjëse: “Kam 4 vjet që jap eksperiencën tim në “Prestige Resort”. Këtu punohet me një protokoll, për çdo sektor respektohen protokollet. Jemi në shërbim të klientit në çdo orë. Me buzëqeshjen tonë, me forcën tonë duke e ngritur përditë këtë vend, të gjitha këto nëna e gra janë duke qarë”.

Punonjëse:Jemi i vetmi resort që punojmë 12 muaj të vitit. Jemi të gjithë në rregulla. Punojmë bëjmë punën tonë, s’kemi pasur kurrë probleme. Kujtojnë se po i bëjnë keq Irfanit, por po i bëjnë keq gjithë Shqipërisë. Gjithmonë i kemi marrë pagat, një nga kushtet kur fillon këtu punë është që nuk ka pa siguracion.
Ne jemi shumë të kënaqur këtu. E kam pagën 450 mijë lekë dhe shtesat. 600 mijë na ka shkuar këtë muaj. Shko vërtetojë atje. Kjo është gjynah të ndodhë. Çfarë na ka dhënë Edi Rama, asgjë. Këta po na mbajnë. Tjetri e ka bërë me djersë, si mund ta prishësh, ka gjëra që mund të merren vesh”.

Financieri: “Çdo punonjës i kompanisë Hysenbelliu është paguar në mënyrë korrekte. Në kemi mirëpritur të gjithë zyrtarët e shtetit. Nuk e kuptojmë këtë lloj sulmi, pse kjo kompani në kulmin e sezonit merr këtë goditje. Kjo kompani i ka paguar shtetit taksa, është kontribuuese. Mund të vërtetoj me dokumente të gjitha pagesat e punonjësve. Asnjë prej tyre nuk ka probleme. Janë paguar të gjitha sigurimet shëndetësore, pagat, lejet. Ky resort i ka shërbyer çdo zyrtari. Iu bëj thirrje të ndalojnë, të mendojnë njerëzit këtu”.

Punonjëse:Punoj në kuzhinë dhe për një vit jam shumë e kënaqur. Paguhemi në kohë, shumë mirë. Jemi vet i tretë që punojmë këtu.
I riu: Punoj në kuzhinë dhe na vjen keq me këtë që po ndodh. Jam i kënaqur me rrogën se ndryshe nuk do isha këtu. Jam i siguruar e gjithçka”, shprehet ajo./Balkanweb

You may also like