Këto janë problemet shëndetësore që mund t’i eliminoni duke ngrënë qepë të reja – Shqip

by admin
Spread the love

Tashmë ka filluar sezoni i qepëve të reja dhe ekspertët sugjerojnë që ta shfrytëzoni këtë mundësi, pasi dobitë që ofrojnë janë të panumërta.

Bimët në fjalë janë të pasura me vitamina dhe me minerale, të cilat ndikojnë pozitivisht organizëm dhe në trup në përgjithësi, transmeton lajmi.net.

Duke marrë parasysh faktin se qepët e reja janë përplot vitaminë C dhe K, konsumimi i tyre forcon dhe mbron eshtrat, gjersa edhe ndihmon tek sëmundjet e ndryshme.

Falë vetive anti-inflamatore, ato ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve, stresit dhe lodhjes.

T’i ndjekim disa nga vetitë e tjera që ofrojnë qepët e reja, si dhe metodën që duhet ta ndiqni për t’ia arritur përfitimet maksimale:

Shëron inflamacionin e fytit

>

Preeni pjesën e gjelbër të kësaj bime në copëza të vogla, shtoni xhenxhefil të imtësuar si dhe pakëz kripë. Të gjitha këto së bashku vendosni në një leckë dhe i ngrohni. Mbështilleni edhe një leckë ose peshqir tjetër, vendoseni në fyt dhe lamtumirë inflamacion.

Zvogëlon ënjtjen në këmbë

Pjesën e gjelbër të qepës së re ziejeni për disa minuta. Copëtojeni mirë dhe nëse është e nevojshme, shtoni pak ujë derisa të fitoni një pastë homogjene, me të cilën ju do lyeni këmbët e ënjtura.

Çliron hundët e mbyllura

Shtypeni një pjesë të gjelbër të qepës së re dhe me lëngun e fituar lageni një leckë. Pastaj vendoseni në hundë ose në pjesën e sinuseve dhe do ta shihni se çfarë ndikimi të menjëhershëm do kenë në hundë. 

You may also like