Këto janë preferencat e banorëve të rinj për konkurrentët e “Big Brother VIP”

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e “Big Brother” janë bashkuar disa hyrje të reja, që do të rrisin dinamikat brenda shtëpisë. Në këtë pikë të lojës, padyshim që secili prej tyre ka krijuar simpatitë dhe antipatitë për banorët e garës. Ja çfarë kanë menduar konkretisht ata:

Dritan Brama

Sipas tij konkurrentja më antipatike është moderatorja Einxhel Shkira, kurse për sa i përket miqësisë, kërcimtari ka treguar se do të shkonte me Ilir Shaqirin dhe Donald Veshajn. Ai nuk do të flirtojë me asnjë banor dhe tha se kërcimtatri më i mirë brenda shtëpisë tashmë është ai.

Egzona Rafuna

Banori me të cilën moderatorja do të ketë më shumë miqësi sipas saj do të jetë Dj Dagz. Ajo u shpreh gjithashtu se është beqare.

Eltion Merja

Konkurrenti që balerini simpatizon më shumë është Beniada Nishani, gjithashtu ai ka shprehur vlerësimin për Arjola Demirin si një grua “burrneshë”.

Xheisara

Konkurrenti që këngëtarja pëlqen më pak është Meridian Ramçaj, kurse lojtari më i drejtë sipas saj është Donald Veshaj. Ajo ka treguar se do të flirtojë me personin që do t’i japë ndjesinë dhe do këndojë pasi nuk ka dëgjuar më askënd të këndojë brenda shtëpisë dhe se kanë nëvojë për pak alegrim. Sipas saj Beatrix Ramosaj është një vajzë e mirë por naive.

Arbër Sulstarva

Arbri u shpreh se Einxhel Shkira është duke bërë një lojë të bukur.


Lexo lajme interesante

You may also like