Këto janë 8 ndjesitë më të vështira që duhen përballuar, kur humbet njërin prind… – bota.al

by admin
Spread the love

Humbja e një prindi është një ngjarje tragjike, por që si pasojë e ciklit të jetës, është një moment që do tëvijë herët apo vonë. Marrëdhënia që kemi me ta, është më e vjetra e jetës sonë dhe pavarësisht se do tëdonim që ndarja e tyre nga jeta të vinte sa më vonë, prapë ai moment na gjen të papërgatitur shpirtërisht. Mund të përpiqemi ta metabolizojmë dhimbjen, por ekzistojnë disa ndryshime emocionale që përjetohen padiskutim, kur e humbasim njërin prind.

Së pari, ndryshon mënyra e perceptimit të jetës sonë, duke na bërë të mendojmë se cilat janë prioritetet tona. Së dyti, prekemi nga një ndjesi vetmie, pasi ndarja nga jeta e një prindi do të thotë humbje e njëmbrojtjeje shumë të madhe për ne, duke na ekspozuar kështu si më të rritur, më të autonomë, më tëpavarur. Shumë prej nesh mund të ndihen të pambrojtur, pasi prindërit padiskutim mundohen të bëjnëgjithçka për t’i mbrojtur fëmijët e tyre në çdo situatë.

Fillojmë të bëhemi më të ndjeshëm, pasi si çdo dhimbje, edhe ndarja nga jeta e një prindi na bën më tëndjeshëm ndaj dhimbjes së të tjerëve. Nëse humbja e prindit vjen pas një kohe të gjatë me sëmundje, mund të ndihemi edhe të paaftë, duke menduar se nuk kemi bërë gjithçka për t’i shpëtuar ata dhe për ta shmangur atë çfarë ndodhi. Pas humbjes së tyre, fillojmë t’i japim vlerë gjërave dhe personave qëvërtet ia vlejnë, duke mos humbur kohë me aktivitete apo njerëz të panevojshëm.

Humbja e një prindi sjell edhe ndjesi faji, pasi mund të mendojmë se nuk kemi bërë maksimumin nga vetja për t’u dhuruar më tepër lumturi, rehati apo respekt. Mundet edhe të përjetohet një ndjesi xhelozie kundrejt atyre që i kanë ende prindërit , sidomos kur i sheh ata të lumtur me prindërit në aktivitete apo vende ku edhe ti ke qenë i pranishëm me prindërit e tu…

You may also like