Këto janë 6 simptomat, të cilat nuk duhen neglizhuar – bota.al

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në këtë artikull do të flasim për refluksin gastrointestinal dhe për simptomat e tij, të cilat nuk duhen neglizhuar kurrsesi. Refluksi gastrointestinal është një sëmundje e lidhur me disfunksionin e sfinkterit ezofageal të poshtëm, i cili është një muskul që nuk lejon që ushqimet të kthehen sipër prej stomakut nëezofag. Duke mos funksionuar mirë ky muskul, ushqimet me acid të stomakut, kthehen mbrapsht nëdrejtim të ezogafut, faringut e ndonjëherë mbërrijnë deri në gojë. Por ja se cilat janë shenjat më tëshpeshta klinike, si dhe zgjidhjet që ju sugjerojmë në raste të tilla.

1. Ndjesia e acidit në gojë.
Është shenja e parë që vëmë re, nëse vuajmë nga një çrregullim i tillë. Kjo ndjesi shkaktohet nga dobësimi i sfinkterit ezofageal të poshtëm, i cili kur dobësohet, lejohën që ushqimet me acid të kalojnë nga stomaku në ezofag. Ky çrregullim vihet re më së shumti tek femrat shtatzëna, të cilat për shkak të presionit nëstomak nga bebi, bëjnë shpesh refluks gastroezofageal.

2. Regurgitimi.
Është një nga shenjat më të hasura në rastin e refluksit gastroezofageal. Kjo shenjë ka të bëjë me ngjitjen e ushqimeve më sipër ezofagut, deri në fyt. Diçka e tillë mund të transformohet në të vjella dhe ështëndoshta shenja më e bezdisshme e kësaj sëmundjeje.

3. Djegie e stomakut.
Edhe kjo
është shenjë bezdisëse. Është ndoshta shenja më e shpeshtë klinike, edhe pse ndonjëherënënvlerësohet, pasi mendohet se është diçka e përkohshme që nuk ka nevojë për vëmendjen tonë.

4. Dispepsi.
Edhe dispepsia, dometh
ënë gjendja me të vjella dhe dhimbje pasi kemi konsumuar një vakt, është shenjë e refluksit gastroezofageal. Ndoshta nuk arrihet shpesh deri tek të vjellat, por mund të përjetohet ndjesia e rëndesës, pasi kemi konsumuar ushqim. Shpesh dispepsia sjell edhe reduktim të ndjesisë së urisë dhe sigurisht një sërë vështirësish për personat që e përjtojnë.

5. Disfagi.
E njëjta gjë vlen edhe për disfaginë. Në këtë rast përjetohet ndjesia sikur ushqimi i kthyer mbrapsht, tëketë ngecur në fyt. Kjo simptomë përjetohet për shkak të ngushtimit të ezofagut dhe është realisht e bezdisshme.

6. Kollë.
Edhe pse kola mund t
ë vijë nga shumë gjendje e sëmundje të tjera, një nga shkaqet është edhe refluksi gastrointestinal. Ndër shenja të tjera të kësaj patologjie përmendim edhe shtimin e pështymës, acarimin e fytit dhe humbjen e pashpjegueshme në peshë.

Por cilat janë zgjidhjet në këto raste? Ne ju rekomandojmë disa në fakt:
1. Mos
ha shumë, përpara se të shkosh në shtrat. Duhet të kalojnë të paktën tri orë nga vakti, përpara se tështrihesh për të fjetur.
2. Mos ndiq dieta sipas mendjes t
ënde, thjesht prej fiksimit për të humbur peshë.
3.
Mos abuzo me pije alkoolike, ushqime acide apo me shumë yndyrë.
4. Ha n
ë porcione të vogla e të shpeshta, gjithmonë duke i përtypur mirë ushqimet.

You may also like