Këto janë 3 llojet e ushqimeve që duhet të konsumosh – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot, në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit” është folur për aneminë. Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta, ka dhënë këshilla se çfarë ushqimesh duhet të konsumojnë personat që vuajnë nga anemia.

“Një ndër 5 persona është i prekur, pra vuan nga anemia. Disa e dinë, ndërsa disa nuk e dinë. Shfaqjet e anemisë janë një fytyrë e zbehtë, lodhje e shpejtë e trupit, pamundësi dhe pamotivim të njerëzve, etj me radhë. Pra në bazën e vetë, është mungesa e hekurit në organizëm. Kur ne kemi shfaqje të anemisë nuk na punon gjaku mirë, nuk na furnizon trupi mirë, që nga muskujt apo kockat dhe tek mendja. Hapi i parë që ne duhet të bëjmë në përmirësim të situatës sonë që ne duhet të bëjmë janë vizitat, që të përmirësojmë gjendjen me ilaçe dhe ushqim.

Këshilla e parë e njerëzve është që të hanë organet e brendshme të bagëtive, pra mundësisht këto mos të jenë shumë të skuqura që të shkaktojnë probleme të tjera. Të ziera janë varianti më i mirë, këtu hyjnë zemra, veshkat, mëlçitë, shprekat.

Si ushqim i dytë i pasur me hekur dhe që na ndihmon organizmin tonë të jetë fitimtar mbi aneminë janë fasulet, ose bishtajoret në përgjithësi, këtu futen edhe qiqrat, bishtajat, fasulja pllaqi.

Konsumimi i çajrave dy deri në tre, nganjëherë kur kemi problematikat deri në 4 filxhanë çaj në ditë. Natyrisht që duhet të jetë i kombinuar në rastin e anemisë”, ka deklaruar ai.

You may also like