Këtë vit nga skanimi i llogarive fiskale do të mund të merrni 2100 denarë

by admin
Spread the love




Nga ky vit rimbursimi i tatimit mbi vlerën e shtuar nga llogaritë fiskale do të rritet në 2.100 denarë në vend të 1.800 denarë.

Zgjidhja e propozuar ligjore është në procedurë parlamentare dhe është vendosur si pika e gjashtë e seancës së sotme plenare të 99-të. Ligji nxirret pas procedurës së shkurtuar.
E drejta e rimbursimit të TVSH-së ushtrohet për çdo tremujor kalendarik në të cilin lëshohet fatura fiskale.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria më 27 dhjetor 2022 përcaktoi tekstin e Projektligjit që rrit shumën maksimale të rimbursimit të TVSH-së që mund të marrë një person fizik duke skanuar llogaritë fiskale për një tremujor.


You may also like