Këtë vit 41 dhunime e 38 ngacmime seksuale raportohen në Polici, ekspertët flasin për arsyet

by admin
Spread the love

Në policinë e Kosovës në periudhën
janar-qershor janë raportuar 38 raste ngacmim seksual, përderisa vitin e kaluar
janë iniciuar 54 raste.

Nga Zyra për Informim e Policisë
kanë konfirmuar për Ekonomia Online këto të dhëna duke sqaruar se në periudhën
janar-korrik të këtij viti janë të evidentuara edhe 41 raste të dhunimit, kurse
vitin e kaluar për këtë periudhë janë evidentuar 59 raste.

Policia gjithashtu bënë të ditur
se gjatë vitit 2021 janë iniciuar 102 raste dhunim.

Rritja e vazhdueshme sidomos kohët
e fundit e rasteve të ngacmimeve dhe dhunimeve është bërë fenomene shqetësues
edhe për qytetarët dhe psikologët.

Psikologia Behare Bojaxhiu, i tha
Ekonomia Online se shumica e  problemeve
psikiatrike që shfaqen si të rritur të cilët edhe kanë kërkuar ndihmë
psikologjike burimin e kanë pasur prej fëmijërisë së hershme.

Sipas saj,  askush nuk lind kriminel, por janë sjelljet
të cilat mësohen, duke theksuar se ka raste kur prindërit kërcënojnë njëri-tjetrin
duke përdorur fëmijën.

“Pse ndodhin rastet kriminale janë
faktorë të ndryshëm dhe ka të bëjë me zhvillimet e fëmijërisë së hershme.
Shumica e  problemeve psikiatrike që
shfaqen si të rritur të cilët edhe kanë kërkuar ndihmë psikologjike burimin e
kanë pasur prej fëmijërisë së hershme. Kjo ka të bëjë me prindërimin familjen
në të cilën rritet dhe zhvillohet individi”.

“Ne e dimë që familja është qelizë
ku gjithçka fillon aty. Askush nuk lind kriminel por janë sjelljet të cilat
mësohen. Janë faktorët subjektiv dhe objektiv në të cilët hyjnë edhe varësisht
prej rrethit ku rritet fëmija. Është një faktor tjetër neglizhenca e prindërve.
Kur prindërit neglizhojnë fëmijët e tyre ne aspektin e emocionalitetit,
kërkesave të fëmijëve të nevojave të tyre. Edhe fëmijëve duhet tu tregohen
rregulla. Të kenë disiplinë”.

“Në këtë rast nëse ka kujdesin prindëror do të jetë mundësia shumë e vogël që fëmijët të dërgojë deri në kriminalitet dhe abuzime të ndryshme. Ne raste të tjera prindërit janë dominues të familjes dhe çdo vendim i gabuar të parët që pësojnë janë fëmijët e tyre. Kisha thënë këshillat si shoqëri njerëzore. Nëse kërkojmë ndryshime të fillojmë nga vetvetja dhe të vetëdijesohemi si shoqëri dhe ti ndihmojmë fëmijët në zhvillimin e tyre. Kemi raste kur prindërit kërcënojnë njëri tjetrin duke përdorur fëmijën”, tha Bojaxhiu.

You may also like