Këtë javë vendoset e ardhmja e Brojës

by admin
Spread the love

E ardhmja e Armando Brojës mund të vendoset brenda javës së ardhshme. Ky është lajmi që ka publikuar sot e përditshmja e njohur britanike “The Guardian”.

Gazeta thekson se si klubi i Southampton dhe i Chelsea kanë nisur bisedime konkrete për të vendosur se çfarë do të ndodhë me sulmuesin e talentuar të përfaqësues shqiptare, i cili është bërë një nga emrat më të përfolur në Angli.

“Futbollisti 20-vjeçar ka shënuar 5 gola në kampionat që kur iu bashkua skuadrës së Ralf Hasenhutl në fillimin e sezonit dhe Southampton do të dëshironte të firmoste me lojtarin një kontratë jo në huazim.

Mbetet të shihet nëse sulmuesi i kombëtares shqiptare është apo jo pjesë e planeve afatgjata të Chelsea. Situata pritet të bëhet më e qartë këtë javë, me Southampton e ndërgjegjshëm që klube të tjera do të interesohen për të nëse transferimi do të jetë i mundshëm”, – shkruan “The Guardian”.

You may also like