Këta njerëz që flasin kështu, jetojnë si kali

by admin
Spread the love

Aktori dhe moderatori i njohur shqiptar, Flor Binaj ishte i ftuar së fundmi në programin ‘Më prit në fundjavë’ me Ermal Peçin teksa ndau me shumë kënaqësi rrugëtimin e mbarë të filmit të animuar ‘Skëndërbeu’. 

Aktori i humorit nuk ngurroi t’i përgjigjej edhe zërave se ai paguhet për të sulmuar qeverinë apo se ndoshta pret ndonjë post politik për të ndryshuar qëndrim.

“E dëgjoj shpesh sidomos nga trimat e rrjeteve sociale tingëllon çuditshëm kur mendon ndryshe. Por këto njerëz që flasin kështu jetojnë si kali nuk dinë të shohin majtas djathtas”, u shpreh Binaj.

Kujtojmë që Florian Binaj është shumë aktiv në protesta të ndryshme të ndërmarra nga shoqëtia civile e Shqipërisë.

You may also like