Këta janë personazhet VIP që ishin të ftuar në dasmën e Ilir Shaqirit në Durrës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Balerini Ilir Shaqiri kurorëzoi sonte (e shtunë) dashurinë e tij me martesë, me partneren Emanuela Morini.

Dyshja janë martuar ligjërisht në një dasmë, të cilën e kanë organizuar pas 20 vitesh njohje me njëri-tjetrin.

Në dasmën e zhvilluar në një nga qytetet bregdetare të Shqipërisë, ka mbledhur në ceremoni personazhe të shumtë VIP.

Emrat e njohur nga shoubizi që kanë marrë pjesë në këtë event, janë kryesisht personazhet VIP që kanë qenë pjesë e spektaklit Big Brother VIP.

Aktorja Arjola Demiri dhe këngëtari Ardit Çuni, ndanë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi të përbashkëta nga ceremonia e martesës së Ilirit dhe Emanuelas, ku ishin edhe Arbana Osmani me partnerin, Sheila Haxhiraj, Sara Hoxha.

Prezantuesja Amarda Toska gjithashtu nuk mungoi në dasmë, e cila ka qenë edhe organizatore e ceremonisë, me biznesin e saj të nusërisë.

Nusja e ish-kryeministrit, Sali Berisha, blogarja Armina Mevlani, është njashtu një prej emrave të pranishëm në dasmë, e cila është dukur mjaft elegante mbrëmjen e së shtunës.

Ilir dhe Emanula janë prindër të një vajze, të cilën e quajnë Emily.


You may also like